ARKATANA

Presidentja e ka nënshkruar Ligjin për Buxhetin e Shtetit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Presidentja Atifete Jahjaga e ka nënshkruar, të premten, Ligjin për Buxhetin e Shtetit.Zëdhënësi i Presidentes Arbër Vllahiu ka deklaruar për Gazetën Express se Ligji për Buxhetin e Shtetit është firmosur nga Shefja e Shtetit.

“Po, është nënshkruar të premten”, ka thënë ai.

Tash, Ligji do të publikohet në Gazetën Zyrtare për të hyrë pastaj në fuqi.

Ndryshe, ditë me parë deputetët e Kosovës me shumicë votash miratuan buxhetin i cili sillet afërsisht 1. 6 miliardë euro, që sipas Qeverisë, paraqet një rritje prej 8.1 për qind në krahasim me buxhetin e vitit të kaluar.

Uji Dea

Më këtë buxhet s’parashihet rritje të pagave qysh ishte premtuar gjatë fushatës elektorale.

Me Kushtetutë Presidentja ka mundur të kthejë Ligjin për Buxhet edhe një herë në Kuvend, mirëpo, Shefja e Shtetit ka vendosur të firmos dokumentin dhe të mos iu nxjerrë punën deputetëve.

Në nenin 84 të Kushtetutës pika e 5 dhe 6 përcaktohet përgjegjësia e Presidentes për t’i shpallur ose kthyer në Parlament një ligj të caktuar:
(5) shpall ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës;

(6) ka të drejtën e kthimit për rishqyrtim të ligjeve të miratuara, nëse konsideron se janë të dëmshme për interesat legjitime të Republikës së Kosovës ose të një a më shumë komuniteteve të saj. Të drejtën e rikthimit të një ligji mund ta shfrytëzojë vetëm një herë;

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.