Rektori, 288 mijë euro kesh
Rektori aktual i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, ka arritur të kursejë nëpër llogaritë e tij bankare më shumë se 288 mijë euro, duke u radhitur kështu në krye të listës së njerëzve me më së shumti para të gatshme, jo vetëm në Universitet, por edhe më gjerë. Mirëpo, krahas kursimeve nga mbarimi i luftës e deri më tani ai ka arritur që të sigurojë edhe pasuri të patundshme në vlerë prej 400 mijë eurosh.
Në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) shihet se rektori Zejnullahu ka deklaruar se ka në pronësi një banesë 135 metra katrorë në vlerë prej 150 mijë eurosh të përfituar në vitin 2001, lokal 65 metra katrorë në vlerë prej 100 mijë eurosh të përfituar në vitin 2006, si dhe banesë 260 metra katrorë në vlerë prej 140 mijë eurosh të përfituar në vitin 2008.
Rektori, po ashtu, ka deklaruar se ka në pronësi edhe dy vetura në vlerë prej 10 mijë eurosh./zeri/


