MTI: Ende s’është koha të intervenojë Qeveria në caktimin e çmimit të naftës
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se ende nuk është koha për të ndërhyrë Qeveria në caktimin e çmimit të naftës.
Sipas kësaj Ministre, në Kosovё nuk ekziston mospёrshtatje e çmimeve nё atё nivel qё do tё bёjё tё nevojshme ndёrhyrjen e Qeverisё sё Kosovёs pёr tё caktuar çmimin e naftёs dhe tё derivateve tё saj.
Megjithëkëtë, MTI paralajmëron se do të ndërmarrë veprime ligjore nëse ka lëvizje të çmimit të naftës në tregun rajonal dhe botëror.
Lexojeni të plotë njoftimin
Qëndrim zyrtar i MTI-së nё lidhje me lёvizjet e çmimit të naftës dhe tё derivateve të saj në tregun botëror dhe përshtatjen e çmimeve vendore me kёto lёvizje
Ministria e Tregtisё dhe Industrisё ka ndjekur me vёmendje dhe kujdes tё shtuarlёvizjet e çmimit të naftës dhe tё derivateve të saj në tregun botëror dhe përshtatjen e çmimeve vendore me kёto lёvizje.
Kosova aktualisht ka njё treg tё lirё dhe ҫmimet e derivateve percaktohen nga konkurrenca nё treg.
Pas analizimit tё tregjeve rajonale MTI-ja, ka konstatuarse pёrshtatja e çmimeve të naftës dhe tё derivateve të saj nё vendin tonё ёshtё nё suaza tё lёvizjeve tё çmimeve nё tregjet e vendeve tё rajonit.
Nga krahasimi i çmimeve shitёse me shumicё dhe pakicё me ato tё rajonit shihet qartazi se nё Kosovё nuk ekziston mospёrshtatje e çmimeve nё atё nivel qё do tё bёjё tё nevojshme ndёrhyrjen e Qeverisё sё Kosovёs pёr tё caktuar çmimin e naftёs dhe tё derivateve tё saj nё tregun e Kosovёs.
Megjithatё, MTI-ja do tё vazhdoj tё monitorojё nga afёr lёvizjet eventuale tё çmimeve të naftës dhe tё derivateve të saj nё tregun botёror dhe rajonal dhe do tё ndёrmarrё veprimet e nevojshme në përputhje me ligjin, nё rast tё mospёrshtatjes sё çmimeve vendore, me qёllim të mbrojtjes së interesit shtetëtor,interesit tё konsumatorëve dhe eliminimit të çrregullimeve eventuale në treg.
Pёrsa i pёrket infrastrukturёs sё cilёsisё, MTI-ja nё bashkёveprim me institucionet tjera kompetente, si Doganat, ATK-nё, Policinё e Kosovёs do tё punojё qё nё vazhdimёsi tё rritet niveli i kontrollit dhe tё luftohet aktiviteti joformal i operatorёve tё naftёs dhe tё derivateve tё saj.
MTI kёrkon njё bashkёpunim edhe mё tё ngushtё tё tё gjithё aktorёve, nё veçanti tё konsumatorёve nё luftimin e aktiviteteve tё jashtёligjshme.


