United Hospital

Kadare flet për sulmin terrorist në Paris: Kombi shqiptar është evropian dhe s’ka të bëjë me këto!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shkrimtari më famë botërore, Ismail Kadare, ka folur shkurt, pas atentatit që ka ndodhur në Paris, me ç’rast kanë mbetur të paktën 12 të vdekur e disa të plagosur.
Në një bisedë për Gazetën Express, Kadare ka thënë se populli shqiptar s’duhet të vuajë më nga komplekset e identitetit të dyfishtë dhe as të ndihet përgjegjës për veprimet e të tjerëve.

Sipas tij, shqiptarët identifikohen dhe janë evropianë me rrënjë, gjuhë e histori.

“Është një komb i vetëdijshëm, është një komb me identiteti evropian, ka lindur në kontinentin evropian, midis qytetërimit evropian. Është në gjuhë, kulturë, mentalitet e kujtime kombëtare evropian. Kombi shqiptar s’ka pse të vuajë nga komplekset e identiteti të dyfishtë”, ka thënë Kadare.

“Kombi shqiptar duhet të bindet se është evropian dhe s’ka të bëjë me këto. Është evropian, ka rrënjë evropiane, ka histori evropiane, ka kulturë evropiane, ka kujtesë evropiane, ka gjuhë evropiane. Kjo është. Asgjë tjetër”, ka shtuar ai.

United Hospital

Shkrimtari më i përkthyer shqiptar, në më shumë se 45 gjuhë të huaja, disa herë është përfshirë në debate sa i përket identitetit të shqiptarëve dhe ndikimin e Turqisë në Shqipëri e Kosovë.

Kadare në paraqitjen e fundit kishte kritikuar deputetë, udhëheqës të Shtetit për tjetërsim të identitetit të shqiptarëve.

“Dhe pyetja: ç’po ndodh? është e natyrshme”, ka shkruar Kadare, në librin “Mëngjeset në kafe Rostand”.

Në të njëjtin libër shkruan edhe: “Në 620-vjetorin e Luftës së Kosovës, një deputet nga parlamenti e shpall Gjergj Kastriotin vrasës të myslimanëve, pra tradhtar të kombit. Kryeqyteti tjetër Tirana shpallet i themeluar nga një oficer osman. Në një xhami të Kosovës kryeministri turk lëshon thirrjen “Kosova është Turqi”. Së fundi, qershia mbi tortë, vijnë lajmet për shqiptarët e rekrutuar nga qendrat terroriste për të luftuar si xhihadist në Siri. Të dy krahët, njëri qetësues (gjëra të rastit marrëzira qe s’duhen marrë seriozisht) tjetri alarmues (ç’gjëra të rastit, ky është fundi i botës), e shoqërojnë pa pushim këtë mishmash. Ka gjasë që të dy teprojnë, çka është gjithmonë më e lehtë në gadishullin tonë. Megjithatë, zhurma nuk është pa gjë”. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.