Eko Higjiena

Albin Kurti përkrah sindikalistët për kontratën kolektive

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Lëvizja Vetëvendosje i përkrah kërkesat e sindikalistëve për zbatimin e ligjit të punës dhe kontratës kolektive.

Ky subjekt politik ka njoftuar përmes një komunikate për media se i “përkrah kërkesat e sindikalistëve për zbatimin e plotë të marrëveshjes kolektive”, pas një takimi që kanë pasur me sidnikalistët.

“Lëvizjen Vetëvendosje e keni aleat strategjik dhe parimor. Ne besojmë në të drejtat e punëtorit dhe besojmë se puna e krijon vlerën”, ka thënë lideri i këtij subjekti Albin Kurti.

FIDANISHTJA

Në këtë takim u diskutua për Marrëveshjen kolektive dhe të drejtat e kushtet e punëtorëve në përgjithësi, të cilat po shkelen dhe rëndohen vazhdimisht, si dhe për rolin e sindikatave në organizimin e punëtorëve kundër këtij degradimi.

Ndërsa krryetari i BSPK-së Haxhi Arifi tha se është e rëndësishme përkrahja e të gjitha subjekteve për këtë çështje.

“Do të kërkojmë përkrahje prej të gjitha subjekteve që të japin kontributin e tyre që ta tejkalojmë këtë gjendje”, tha ai.