Eko Higjiena

Juristët evropianë trajtojnë paqartësitë rreth Gjykatës Speciale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, të cilët do të duhej t’i dërgonin në Kuvendin e Kosovës aktet e nevojshme juridike për hapjen e Gjykatës Speciale, kanë bërë të ditur se nuk ka ndonjë zhvillim konkret në këtë drejtim.

Ndërkohë, vetë procesi është i rrethuar ende me dilema të shumta, që preokupojnë ekspertët juridikë evropianë për shkak të implikimeve të shumta ligjore që ka krijimi i këtij mekanizmi të veçantë gjyqësor, që sipas paralajmërimeve pritet të jetë i vendosur në Holandë, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas burimeve të gazetës dilemat kryesore kanë të bëjnë me statutin e Gjykatës, respektivisht nëse do të jetë vendore apo ndërkombëtare dhe ekspertët përkatës janë duke shqyrtuar mundësitë për eliminimin e barrierave juridike, si në raport me legjislacionin e Kosovës, vendit pritës, ashtu edhe atë ndërkombëtar.

FIDANISHTJA

Mirëpo, ministri i Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuqi përmes një sms-je ka bërë të ditur se ende nuk ka asgjë konkrete rreth ligjit apo statutit të Gjykatës Speciale.

Gazeta ka kontaktuar edhe ambasadorin e Holandës në Prishtinë, Robert Bosch, i cili përmes një emaili ka bërë të ditur se “nuk është i përfshirë në këtë çështje” dhe ka sugjeruar që të kontaktohen autoritetet qeveritare të Holandës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.