United Hospital

Investimet e huaja direkte më të vogla për 39 milionë euro

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Afro 39 milionë euro më pak të hyra ka pasur nga investimet e huaja direkte në Kosovë gjatë nëntë muajve të parë të vitit që shkoi, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013. Nuk ka parashikime optimiste as për vitin 2015, shkruan sot Koha Ditore.

Njohësit e çështjeve të ekonomisë vlerësojnë se një situatë të tillë po e shkaktojnë disa faktorë që lidhen me mungesën e sundimit të ligjit, forcën punëtore të pakualifikuar si dhe politikat jo të favorshme qeveritare për investitorët që krijojnë vende pune.

Sipas Agron Demit, drejtor i institutit “GAP”, investimet e huaja direkte janë në rënie të vazhdueshme në Kosovë që nga 2008-ta e këndej.

Mobi Casa

Valdrin Lluka, kryeshef për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), nuk ka qenë në gjendje të japë të dhëna për investimet gjatë tërë vitit që shkoi. Ai ka thënë se të dhënat e plota për tërë vitin 2014 nuk finalizohen deri në muajin mars sa u përket investimeve të huaja.

Mirëpo, sipas interesimeve dhe trendëve të deritashëm ai ka potencuar se edhe viti që shkoi pritet të përfundojë ngjashëm me 2013-n, ku ka pasur rreth 280 milionë euro investime të huaja direkte.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.