Biznesmeni shqiptar Samir Mane, në listën e më të pasurve të Evropës
Biznesmeni shqiptar Samir Mane, pronar i disa kompanive, ndër më të mëdhatë dhe më të njohurat në Shqipëri dhe rajon, renditet ndër personat më të pasur të Europës. “The Post Internazionale” publikoi sot listën e plotë që gjeni më poshtë. Mes pasanikëve të Europës, veç z.Mane, pronar i Balfin Group dhe disa kompanive dhe bizneseve të tjera, gjenden edhe pronarët e Zara, H&M, Lidl, Lego, Heineken, RedBull.
Samir Mane është biznesmeni që kryeson listën e 10 personave më të pasur në Shqipëri. Zyrtarisht njihet si pronar 100 për qind i grupit Balfin, investime në pjesëmarrje dhe shërbim konsulence.
Gjithashtu Samir Mane është pronar 100 për qind i Mane TCI që merret me ndërtim dhe shitblerje pasurish të patundshme e qeradhënie, Albchrome Albania, me 90 për qind të aksioneve të Neptun, tregtim mallrash elektroshtëpiake, si dhe 88 për qind të aksioneve të Tirana East Gate, qendër tregtare, më e madhja në Shqipëri, etj.
Më poshtë gjeni listën me emrat e më të pasurve të Europës, vendin e tyre dhe vlerën në euro
Amancio Ortega – Spanjë, 47 miliardë euro
Liliane Bettencourt – Francë, 28 miliardë euro
Stefan Persson – Suedi, 24 miliardë euro
Michele Ferrero – Itali, 20 miliardë euro
Dieter Schëarz – Gjermani, 16 miliardë euro
Alisher Usmanov – Rusi, 14 miliardë euro
Pallonji Mistry – Irlandë, 11 miliardë euro
Charlene de Carvalho-Heineken– Holandë, 11 miliardë euro
Joh Fredriksen – Qipro, 11 miliardë euro
Gerald Grosvenor – Mbretëria e Bashkuar, 10 miliardë euro
Ernesto Bertarelli – Zvicër, 9 miliardë euro
Rinat Akhmetov – Ucraina, 8 miliardë euro
Petr Kellner – Repubblica Çeke, 8 miliardë euro
Kjiel Kirk Kristiansen – Danimarkë, 7,5 miliardë euro
Dietrich Mateschitz – Austri, 7 miliardë euro
Americo Amorim – Portugali 4 miliardë euro
Stein Erik Hegen – Norvegji, 4 miliardë euro
Albert Frère – Belgjikë, 3 miliardë euro
Murat Ülker – Turqi, 3 miliardë euro
Jan Kulczyk – Poloni, 2,2 miliardë euro
Antti Herlin – Finlandë, 2 miliardë euro
Spiros Latsis – Greqi, 1,5 miliardë euro
Vladimir Peftiev – Bjellorusi, 1 miliard euro
Nerijus Numavicius – Lituani, 800 milionë euro
Ivica Todoric – Kroaci, 800 milionë euro
Björgolfur Thor BjörgolfssonIoan – Islandë, 800 milionë euro
Ian Niculae – Rumani, 700 milionë euro
Samir Mane – Shqipëri, 700 milionë euro
Ivan Chrenko – Sllovaki, 600 milionë euro
Sandor Demjan – Hungari, 500 milionë euro
Miodrag Kostic – Serbi, 500 milionë euro
Minco Jordanov – Maqedoni, 500 milionë euro
Anatol Stati – Moldavi, 400 milionë euro
Hillar Teder – Estoni, 400 milionë euro
Vassil Bozhkov – Bullgari, 350 milionë euro
Oleg Fils – Letoni, 180 milionë euro


