Uji Dea

Hasani numëron ditët e fundit në Kushtetuese

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i ka ditët të numëruara në krye të kësaj gjykate. Kjo pasi, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti atij dhe disa gjykatësve të tjerë të Kushtetueses do t’iu përfundojë mandati.

Gjatë kësaj jave Hasani është i obliguar të njoftojë Kuvendin për përfundimin e mandatit të tij si kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Njohës të çështjeve kushtetuese vlerësojnë se me të përfunduar të mandatit, Hasani nuk ka të drejtë të rizgjedhet.

Njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Riza Smaka ka thënë për Gazetën Tribuna se Enver Hasani, dhe gjykatësve të cilëve iu përfundon mandati, nuk e kanë të drejtën e konkurrimit për tu rizgjedhur sërish.

FIDANISHTJA

“Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të rizgjidhen edhe nëse konkurrojnë. Kjo është e përcaktuar me ligjin që aplikohet në vendin tonë. Por në Kosovë mund të ndodhë gjithçka, por unë po e them ashtu siç është e përcaktuar me ligj”, ka thënë Smaka.

Ai e ka kritikuar punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se kjo gjykatë ka bërë disa lëshime të pafalshme që nga themelimi i saj.

“Gjykata Kushtetuese ka dështuar në shumë raste, në mesin e të cilave është edhe vendimi i fundit i kësaj gjykate që grupi më i madh parlamentar është ai i partisë fituese të zgjedhjeve. Në këto vendime mendoj se gjykata nuk ishte në nivel profesional dhe ishte nën influencë të partive politike dhe pushtetarë. Ky ishte një dështim tepër serioz i kësaj gjykate”, është shprehur Smaka.

Ndryshe, kjo gjykatë ishte kritikuar në vazhdimësi për vendimet e saj të cilat opozita dhe shoqëria civile i vlerësonte si të ndikuara politikisht në favor të partive në pushtet. /Tribuna/