UBT

“Patriotët” po bëjnë thirrje për bojkot

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se janë vetë shqiptarët ata të cilët ende nuk janë vetëdijesuar që të mos i përdorin produktet serbe. E sipas tij, në Serbi ndodh e kundërta. Qytetarët e këtij shteti thuajse fare nuk konsumojnë prodhime kosovare. Sipas Gërxhaliut, shteti duhet të krijojë kampanja vetëdijesese për konsumimin e produkteve vendore e jo serbe.

Zëri: Pse produktet serbe po konsumohen në Kosovë e ato kosovare nuk po mund të depërtojnë në tregun serb?

Gërxhaliu: Politika serbe i ka dy strategji për të dominuar në Kosovë. E para ka të bëjë me aspektin strategjik – politik dhe e dyta ka të bëjë me aspektin ekonomiko – social.

United Hospital

Prandaj, depërtimi i produkteve “Made in Serbia”, në Kosovë është një strategji, ose një projekt i politikës serbe, i cili mbështet prodhuesit vendorë, i stimulon tregtarët dhe në këtë mënyrë e shkatërron prodhimin e Kosovës dhe e tëra kjo kur analizohet nga këndvështrimi i mungesës së nacionalizmit ekonomik në Kosovë dhe vetëdijes së konsumatorit është argumenti më i mirë pse Serbia është kaq prezente në tregun e Kosovës dhe pse produktet kosovare në tregun e Serbisë fare nuk mund të gjenden.

Unë e kam thënë edhe nëpër intervista të tjera, sikur nesër të ndodhë ndonjë tragjedi elementare në Serbi dhe Këshilli i Sigurimit t’i blejë të gjitha produktet “Made in Kosova”, dhe t’i dërgojë për ndihma në Serbi, për hir të dozës së nacionalizmit ekonomik që posedojnë qytetarët e Serbisë, ata jo vetëm se nuk do t’i konsumojnë këto produkte, por nuk do t’ua qesin as derrave, vetëm pse janë të Kosovës. Duhet më tepër të kemi marketing dhe promovim të prodhimeve vendore. Por, krahas promovimit, prodhimi vendor meriton të ketë edhe mbrojtje e që për fat të keq mbrojtjen nuk mund ta ketë përderisa politika dhe bizneset janë të përziera./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.