United Hospital

Qindra ankesa ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve për sjellje të pahijshme

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Mbi 500 qytetarë janë ankuar për sjellje joprofesionale e të pahijshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve gjatë vitit që shkoi.

Ndonëse këto ankesa i ka pranuar dhe shqyrtuar Zyra e Prokurorit Disiplinor (ZPD), përfaqësuesit e saj dhe komisionet disiplinore përkatëse deri më tani kanë rekomanduar që të shkarkohen vetëm një prokuror dhe një gjyqtar, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkaq gjysmën e këtyre ankesave thonë t’i kenë hedhur si të pabazuara apo t’i kenë refuzuar për shkak se ishin jashtë mandatit të kësaj zyre.

Fundamenti

Zef Prendrecaj, drejtor i ZPD-së, ka njoftuar se deri më 26 dhjetor saktësisht kanë pranuar 542 ankesa që po të krahasohet me një vit më herët i bie të jenë gati 100 më tepër, përcjell koha.net.

Për shumicën thotë të jenë kryer hetime preliminare disiplinore, duke hedhur poshtë gjysmën e tyre derisa për një pjesë të konsiderueshme zotohet se do të vendoset “shumë shpejt./koha ditore/