Fundamenti

Lajmet për shtete që pranojnë punëtorë më intriguese të vitit

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Njëri ndër problemet kryesore të kosovarëve vazhdon të mbetet shkalla e lartë e papunësisë. Se papunësia është brenga më e madh është vërejtur edhe gjatë vitit 2014 që e lamë pas. Ku në rubrikën e ekonomisë tekstet më të lexuara kanë të bëjnë me kërkesat e shteteve perëndimore për punëtorë të profileve të ndryshme. Ku ndër tekstet më të lexuara kanë qenë ato në të cilat kërkohen punëtorë të profileve të caktuara. E papunësia siç e dimë në vend, ka ndikuar që edhe numri i atyre që kërkojnë një jetë më të mirë në perëndim të shtohet dita ditës.

Norvegjia kërkon punëtorë, paga 4,500 euro
Norvegjisë i nevojiten inxhinierët, mësuesit – sidomos ata të shkencave natyrore – mjekët dhe infermieret, shoferët e autobusëve, kuzhinierët dhe kamerierët. Zyra evropiane për punësim, EURES, ka publikuar raportin ku thuhet se punëtorëve në profesionet e përmendura në lartë, u ofrohet paga mujore prej 4.500 euro.
Lexo më shumë: www.telegrafi.com/?id=46&a=16975
Një numër të konsiderueshëm ka pasur edhe teksti i bërë enkas për katër super menaxherët më të paguar në Republikën e Kosovës, ku pagat e tyre janë shumë fish më të mëdha se shumë paga mesatare që marrin qytetarët e thjeshtë.
Katër superme
naxherët më të paguar në Kosovë

Sipas deklarimit të pasurisë që kanë bërë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, në Kosovë janë katër super drejtor menaxhues të paguar. Pagat e tyre janë prej mbi 2600 deri në rreth 6000 euro.
Lexo më shumë: www.telegrafi.com/?id=46&a=18665
Kanada kërkon punëtorë të kualifikuar, lehtëson mundësitë për migrim

Se papunësia mbetet edhe brengë dhe problem kryesore në Kosovë e dëshmon edhe një tekstw që ka të bëj me kërkesën për të punësuar punëtorë të kualifikuar në Kanada.
Lexo më shumë: www.telegrafi.com/?id=46&a=17798
Një tjetër tekst që ka tërhequr vëmendjen e lexuesve të Telegrafin gjatë vitit 2014 në rubrikën e Ekonomisë ka qenë edhe ai për zbulimin e rreth 550 milionë tonë ari.
Qeveria e borxheve!

United Hospital

Hyrja në borxhe të ndryshme e Qeverisë së Kosovës për të mbuluar deficitin buxhetor nuk po shihet me sy të mira nga njohësit e ekonomisë.
Lexo më shumë: www.telegrafi.com/ekonomi/financa/qeveria-e-borxheve.html
Medvegjë, zbulohen 547 milionë tonë ari?
Një ndërmarrje me emrin “Dunav mineral” në një vendbanim shqiptar me emrin Tularë në Komunën e Medvegjës, ka zbuluar miliona tonë ari dhe bakër. Sipas Yellow Creek, thuhet se aty ka 547 tonë minerale prej ari.
Lexo më shumë: www.telegrafi.com/ekonomi/lajme-ekonomi/medvegje-zbulohen-547-milione-tone-ari.html
Gjendet i gjallë punëtori i KEK-ut që dyshohej se ishte i vdekur

Edhe shpërthimi i elektrolizës në Termocentralin “Kosova A” që kishte ndodhur më 6 qershor 2014, ka qenë njëri ndër tekstet më të lexuara. Me ketë rast kishin vdekur dy punëtorë të KEK-ut si dhe ishin lënduar disa të tjerë ndërsa dëmet materiale ishin të konsiderueshme në KEK po ashtu edhe në disa shtëpi në Obiliq.
Lexo më shumë: www.telegrafi.com/?id=46&a=18277
Po mbushen Batllava e Badovci
Problemet e mëdha me furnizim me ujë të cilat kanë qenë që nga pas lufta në Prishtinë dhe në disa komuna sidomos gjatë stinës së verës kanë tërhequr vëmendjen e lexuesve, me fillimin e reshjeve të shiut dhe mbushjes së dy liqeneve akumuluese atë të Batllavës dhe Badovcit.
Lexo më shumë: www.telegrafi.com/?id=46&a=17842
Thirrjet nga Bangladeshi e Afganistani shqetësojnë konsumatorët e Vala-s

Një tjetër tekst i cili është lexuar ka qenë edhe ai për thirrjet që kanë pasur konsumatorët e Vala-s nga Bangladeshi dhe vende të tjera.
Lexo më shumë: www.telegrafi.com/?id=46&a=16878
Miliarderi shqiptar mban rezervat më të mëdha të magneziumit në botë
E pabesueshme për shumë kënd, por e vërtet, një shqiptar mban rezervat më të mëdha të magnezit në botë.
Lexo më shumë: www.telegrafi.com/?id=46&a=18987 /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.