Uji Dea

Shtatë milionë euro për Berishën

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Lazio i ka kërkuar Atalantas 7 milionë euro nëse dëshiroj ta blej përfundimisht Etrit Berishën.

E ardhmja e Etrit Berishës sipas të gjitha gjasave do të jetë tek Atalanta. Këtë e konfirmon edhe Federico Pastorello, agjenti i portierit shqiptar, një ndër më të rëndësishmit në Itali.

“Etriti po ecën kaq mirë, saqë jam i sigurt se Atalanta do të ushtrojë të drejtën për ta blerë në fund të sezonit”, shpjegoi agjenti për mediat pranë klubit të Lacios.

Uji Dea

Çmimi i kartonit të “gardianit” kuqezi, i cili u huazua në ekipin bergamask në ditën e fundit të verës dhe aktualisht po e merr veten pas operacionit në gju, shkon në shtatë milionë euro.

Pjesë e operacionit për kalimin përfundimtar të Berishës tek Atalanta mund të jetë edhe njëri mes portierit Marco Sportiello dhe sulmuesit Alberto Paloschi, të cilët mund të shkojnë te Lacio.