Gjyste Vulaj e palodhur, nga Gjermania drejt Amerikës për Vit të Ri
Ajo është super e kërkuar e të gjithë e duan. Po flasim për artisten Gjyste Vulaj e cila kur është fjala për publikun e shumtë që e ka ajo është e palodhur.
Ne mësojmë se me 31 Dhjetor duke ardhur data e parë e Vitit të Ri do të jetë në Bergisch Gladbach në Gjermani organizuar bukur për shqiptarët atje nga Behar Dedia, e së bashku me të do të jetë edhe këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu.
Më pas artisja super e popullarizuar Gjyste Vulaj do të niset për në Amerikë ku në natën e parë të 2017-të do të këndojë në Nju Jersy.


