UBT

Veseli flet për synimet e tij në 2017-n

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli shpreson që qytetarët e vendit të fillojnë një vit të mbarë dhe me shumë suksese në vitin 2017.

Veseli shpreson që viti i ardhshëm të jetë një vit i integrimit euro-atlantik dhe të zgjidhet çështja e liberalizimit të vizave.

“Uroj të gjithë qytetarët e Kosovës për një vit më të mirë dhe me më shumë suksese në vitin 2017. Ne jemi popull i vogël dhe na nevojitet më shumë përkushtim në ndërtimin e shtetit tonë për një të ardhme më të mirë të fëmijëve tanë”, ka thënë Veseli për “zeri.info”.

Hidromorava

Ndërkaq i pyetur se çfarë pret nga viti 2017, Veseli ka thënë se duhet ndërmarrë hapa konkret për t’u bërë pjesë e procesit të integrimit në NATO.

“Objektivi im personal është që të dominojë agjenda zhvillimore e Kosovës. Kemi harxhuar shumë kohë me sulme e debate personale dhe me hatërmbetje për të kaluarën ndërkohë që është neglizhuar e ardhmja. Ne nuk duhet të lejojmë të mbesim peng të së kaluarës por si vendimmarrës të bëjmë më të mirën për ta nxjerrë Kosovën nga varfëria dhe për të hapur vende të reja pune”, deklaroi Veseli për “zëri.info”.

Kryeparlamentari Veseli ka theksuar se do të bëjë aq sa ka mundësi që veprimtaria e Partisë Demokratike të Kosovës dhe e Kuvendit të Kosovës të fokusohet sa më shumë në rritjen ekonomike dhe sigurimin e mirëqenies së qytetarëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.