FIDANISHTJA

Ilegalët e veriut s’do të mbeten pa punë, thotë Edita Tahiri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Asnjë nga serbët që kanë punuar në administratat ilegale në komunat veriore të Kosovës s’do të mbeten pa punë. Ministrja për dialog, Edita Tahiri, ka thënë se do të krijohet një grup punues, i cili do të hartojë një plan integrimi për stafin tepricë, të cilët në një periudhë brenda tre vjetëve do të sistemohen në njësitë administrative që pritet të krijohen në veri.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Tahiri ka deklaruar se tani janë pjekur kushtet që Brukseli të vihet në veprim për largimin e barrikadave në veri të Kosovës.

Derisa përfaqësues lokalë të shqiptarëve në veri të Mitrovicës thonë se ilegalët dhe legalët janë bërë bashkë për të penguar kthimin e shqiptarëve në veri, ish-kryenegociatorja Tahiri ka deklaruar se janë vetë ilegalët ata që po pengojnë punën e institucioneve të dala nga zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

FIDANISHTJA

Megjithëse nuk është caktuar ende agjenda e takimit ndërmjet kryeministrit Isa Mustafa dhe homologut të tij, Aleksandër Vuçiq, Qeveria e Kosovës ka renditur temat që planifikon t’i qesë në tryezën e bisedimeve.

Së pari, është drejtësia, së dyti zhbërja e Mbrojtjes Civile dhe së treti krijimi i Asociacionit të komunave serbe. /Koha Ditore/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.