Hidromorava

“Eco – Higjiena” e suksesshme gjatë vitit 2014, kujdeset edhe për punëtorët e saj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kompania “Eco – Higjiena” në përmbyllje të vitit ka organizuar një mbrëmje me të gjithë punëtorët e saj derisa Valentina Bunjaku Rexhepi ka thënë se kjo kompani ka bërë një punë të shkëlqyeshme gjatë vitit 2014. Bajram Isufi dhe Senad Rama thanë se kjo kompani po tregohet si storie e suksesit në Kosovë.

Kompania “Eco – Higjiena” ka përmbyllur vitin 2014 duke ftuar në një darkë solemne të gjithë punëtorët e të gjitha njësive, zyrtar komunal, drejtor e përfaqësues tjerë nga jeta politike.

Për të arriturat e kësaj kompanie foli Bajram Isufi drejtor ekzekutiv. “Eco – Higjiena”, po e përmbyll me bilanc pozitiv dhe me një rezultat të lakmueshëm vitin 2014. Në të gjitha komunat ku ne kemi operuar kemi marrë lavdërata nga qytetarët. Ne mburremi me rezultatet e treguara dhe vërtet po dëshmohet se Partneriteti Publiko Privat i aplikuar në këtë rast ka dhënë rezultatin e pritur” tha Isufi.

Kurse Valentin Bunjaku Rexhepi kryesuese e Kuvendit Komunal tha se “Eco – Higjiena” është treguar e suksesshme gjatë vitit 2014. “Rezultatet që ka treguar kjo kompani janë evidente dhe janë pikërisht këta 170 punëtor që sot po i shoh që bëjnë që qyteti i Gjilanit të duket i pastër dhe i gjelbëruar” tha Rexhepi.

ARKATANA

Senad Rama nga Bordi i “Eco – Higjiena” tha se kjo kompani tërë kapacitetet e saja njerëzore dhe profesionale i ka orientuar drejt avancimit dhe zhvillimit të kompanisë e ku përfitues të drejtpërdrejtë janë qytetarët dhe vet Komuna. Ne e dimë përgjegjësin që kemi dhe po mundohemi që të jemi afër nevojave që kanë qytetarët” tha Rama.

Bajrush Ymeri nënkrytear i komunës së Artanës e ka falënderuar “Eco – Higjienën” për punën e mrekullueshme që ka bërë në Artanë dhe territorin saj.

Në fund kompania “Eco – Higjiena” u ka shpërndarë mirënjohje partnerëve të saj dhe disa punëtorëve më të dalluar të kësaj kompanie./rajonipress/

Mund të ju interesoj: