Mobi Casa

Kosova në mars aplikon për anëtarësim në KE

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kosova që nuk është nënshkruese e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, synon anëtarësimin e saj në Këshill të Evropës, që është një nga organizatat më të mëdha ndërkombëtare, me 47 shtete anëtare dhe 6 shtete të tjera me statusin e anëtarit vëzhgues.

Ministri i Jashtëm kosovar, Hashim Thaçi, ditë më parë deklaroi se Kosova brenda tre muajve mund të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Më këtë rast zëdhënësi i Këshillit të Evropës Daniel Holtgen tha për Radio Kosovën, se momenti i aplikimit të Kosovës për anëtarësi në Këshill të Evropës varet nga vetë gatishmëria e Kosovës.

“Ne kemi kuptuar që Kosova është duke u konsultuar me vendet anëtarë të Këshillit të Evropës, të cilat automatikisht vendosin për rezultatin e aplikimit, menjëherë pasi të marrin opinion nga Asambleja Parlamentare”, ka thënë Holtgen.

ARKATANA

Ndërkohë që njohësi i integrimeve evropiane, Emrush Ujkani, thotë se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, ndonëse kjo e fundit nuk është mekanizëm i BE-së, ndihmon Kosovën në agjendën e saj evropiane.

“ BE e merr si kriter pothuajse të plotësuar, në momentin kur një vend është i anëtarësuar në KE. Prandaj është një ndihmesë shumë e madhe edhe për vetë BE-në për të vlerësuar një vend si proces dhe në anën tjetër është shumë e dobishme edhe për vetë shtetin, i cili synon anëtarësim në BE, sepse mendohet që kur një vend është anëtare e KE, ai vend ka arritur të bëjë një progres të caktuar, gjë që do të ketë më të lehët nga vlerësim që do të merr nga BE”.

Ndryshe, prej 47 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, shtetësinë e Kosovës e kanë njohur 34 vende anëtare. / RTK/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.