UBT

PDK: Komuna ende nuk ka kontraktuar asnjë kompani për mirëmbajtje dimërore

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit është vonuar jashtëzakonisht shumë, për realizimin e procedurave të tenderimit dhe ende nuk ka asnjë kompani të kontraktuar për pastrimin e rrugëve nga bora. Grupi i Këshilltarëve Komunal të PDK-së, thotë se zyrtarët komunal kanë mashtruar opinionin, duke deklaruar se bora e parë i ka gjetur më të përgatitur se herëve të tjera dhe se të gjitha kompanitë e kontraktuara janë në teren dhe po bëjnë pastrimin e borës (edhe pse bora nuk pastrohet, por rrugët pastrohen nga bora).

Sipas Riad Rashitit, kjo aspak nuk është e vërtet, sepse sipas informacioneve zyrtare të KRPP, komuna e Gjilanit tek më datë 5 janar 2015 ka të drejtë me nënshkrua kontratën me operatorin e përzgjedhur nga zyra e Prokurimit, për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në territorin e komunës së Gjilanit, me shpk. Company Zuka Commerce, të cilës i është dhënë tenderi në vlerë prej 59 mijë e 11 euro, më datë 26 dhjetor 2014.

Mos pastrimi dhe kriporja e rrugëve nga bora paraqesin rrezik të madh në qarkullimin normal të komunikacionit dhe pengojnë lëvizjen normale të qytetarëve.

Mobi Casa

Nuk është papërgjegjësia e parë e institucioneve komunale të kësaj qeverisje, ku për projektet me rëndësi për qytetarët e Gjilanit, nuk i kryen asnjëherë procedurat me kohë të tenderimit, kjo ka ndodhur edhe me projektin e dezinsektimit të qytetit, ngjyrosjen dhe renovimin e shkollave, si dhe shumë furnizime të ndryshme gjatë këtij viti janë bërë me vonesa të mëdha, ose nuk janë realizuar fare.

Ndërsa kur bëhet fjalë për interesa të këtij pushteti komunal, punët dhe shërbimet në shumë projekte po kryhen pa procedura të tenderimit dhe pa u nënshkruar kontratat me operatorët, me të cilët po bëjnë biznes me paranë publike, duke shpenzuar dhe keqpërdorur buxhetin komunal edhe ashtu të varfër që ka sot Gjilani.

Edhe në këtë projekt, qeverisja komunale është treguar e papërgjegjshme ndaj qytetarëve dhe njëkohësisht po shkel përsëri ligjin e prokurimit publik, duke angazhuar jashtëligjshëm kompani tjera të pa kontraktuara me procedurat e tenderimit, për të pastruar nga bora aty këtu disa rrugë të qytetit, ndërsa nëpër fshatra rrugët aktualisht janë mjaft të rrezikshme për qarkullim të automjeteve nga ngricat e mëdha që janë nëpër të gjitha rrugës e komunës së Gjilanit thuhet në reagimin e Grupit të Këshilltarëve Komunal të PDK-së Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj: