Eko Higjiena

Enver Hasani: Behgjet Pacolli ka qenë President, nuk e kemi shkarkuar..

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani e ka thënë për herë të parë se Behgjet Pacolli ka qenë President i Republikës së Kosovës. Mirëpo, në të njëjtën kohë, ai ka thënë se Presidenti Pacolli nuk është shkarkuar dhe s’ka pasur nevojë të japë dorëheqje.“Shiko, ka qenë, por ka qenë President i zgjedhur në mënyrë jokushtetuese”, ka thënë Hasani.

“Jo”, është përgjigjur kur është pyetur se a është shkarkuar.

ARKATANA

“S’ka pasur nevojë me dhanë dorëheqje”, ka shtuar Hasani, në intervistën e fundit dhënë emisionit “Betimi për Drejtësi”.

Behgjet Pacolli ishte larguar nga Zyra e Presidentit të Kosovës, më 30 mars të vitit 2011, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila kishte gjetur se zgjedhja e tij në krye të shtetit ishte bërë në mënyrë jokushtetuese. Vendimet e Pacollit si President nuk janë shfuqizuar, në të njëjtën kohë, atij nuk i është njohur periudha e kohës sa ishte President. Në Zyrën e Shefit të Shtetit janë vetëm fotografia e Ibrahim Rugovës e Fatmir Sejdiut, por jo edhe e Pacollit.