Eko Higjiena

Shqetësuese ikja e të rinjve në fshatrat kufitare

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Fshati Bilinicë edhe pse ka kushte në përgjithësi të mira sërish vërehet interesimi i të rinjve për ta braktisur vendin dhe për të gjetur punë në vendet perëndimore. Xheladin Shaqiri aktivist nga ky fshat tha për rajonipress se rreth 25 të rinj tashmë e kanë lëshuar fshatin derisa katër familje ua kanë mësyrë vendeve të BE-së.

Bilinica edhe pse e ka rrugën e asfaltuar dhe deri diku ka një tokë të punueshme, megjithatë shumë të rinj nuk e shohin perspektivën aty dhe braktisin vendin në drejtim të vendeve të BE-së raporton rajonipress.

Mobi Casa

Xheladin Shaqiri aktivist nga ky fshat nuk e sheh si shumë shqetësuese ikjen e të rinjve e sidomos ikjen familjeve nga ky fshat. “Deri tani nga fshati janë larguar 25 të rinj dhe katër familje. Unë nuk e shoh të arsyeshme që këto familje të largohen sepse tani Bilinica ka kushte të mira, ka rrugën e asfaltuar dhe kushtet në përgjithësi janë të mira. Nga ky fakt unë mendoj se ato familje që mendojnë t`ia mësyjnë vendeve të BE-së duhet të mendojnë mirë se çfarë hapi po ndërmarrin”.

Megjithatë, Xheladin Shaqiri ka një porosi për institucionet komunale dhe shtetin në përgjithësi. “Ikja e të rinjve mund të ndalet vetëm nëse investohet në bujqësi. Komuna e Gjilanit edhe pse ka premtuar ende se ka rregulluar ujësjellësin, është premtuar një teren sportiv i cili ende nuk është përfunduar. Komuna duhet t`i përkrah fermerët në bujqësi për ta ndalë migrimin” mendon Shaqiri./rajonipres/

Mund të ju interesoj: