Heidi Lushtaku, “Rikthimi im në garën e kërcimit”
Një femër me klas, një bukuroshe që po nderon shqiptarët kudo që paraqitet, Heidi Lushtaku po sfidon veten në garën e kërcimit në Tiranë dhe pas një eliminimi nga juria ajo merr të drejtën të vazhdojë përsëri garën. Ndonëse pa ndonjë eksperiencë në kërcim ajo po i’a del shumë mirë mbanë. Heidi vjen në një rrëfim për Gazetën Express.
Express: Eksperienca në Dancing?
Heidi: Është një eksperiencë shumë e madhe për mua se ka tashmë më shumë se 6 javë që jam në Tiranë, është një vend i ri për mua sepse jetoj në Zvicër derisa jam me origjinë nga Kosova. Këtu nuk i kam familjen dhe miqtë, e përjetoj shumë mirë sepse nuk është hera e parë që udhëtoj për punë për aq shumë kohë, kam qenë për 4 muaj në Azi e 3 muaj në Londër e disa javë nëpër Europë për modeling pak para se të bëhem pjesë e garës së kërcimit.
Express: Çfarë ke mësuar nga kjo eksperiencë?
Heidi: Gjëra të bukura, pozitive dhe të rëndësishme për mua, e kam përmirësuar shqipen shumë dhe tani mundem të shprehem më lehtë se në fillim kur kam arritur në Tiranë, kam mësuar kulturën dhe mentalitetin dhe përvoja që po nxjerr këtu do të më shërbej në projekte të ardhshme.
Express: Po me konkurrentët si kalon?
Heidi: Me yjet e Shqipërisë kaloj shumë bukur, në këtë garë ka persona shumë të mirë e me vlera dhe jam e kënaqur që ky spektakël më jep rast t’i njoh ato. Produksioni ka bërë një formulë të re dhe të bukur për konkurrentët, unë do të vazhdoj garën, të hënën që kaloi ishte vetëm një semi-eleminim, çdo konkurrent që ka qenë i ”eliminuar” ka shansë prapë të futet në garë dhe të shkojë në finale, ka shumë surpriza të bukura dhe emocione të veçanta, çdo gjë mund të ndodh në momentin e fundit.


