United Hospital

Gjykata Themelore e Gjilanit rrit numrin e lëndëve të zgjidhura

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Gjykata Themelore e Gjilanit po e përmbyll me sukses vitin 2014, në zgjidhen e numrit të lëndëve. Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Zyhdi Haziri ka thënë në konferencën përmbyllëse, se ky trend pozitiv i zgjidhjes së lëndëve do të vazhdoj edhe në vitin 2015.

“Ne si Gjykatë Themelore e Gjilanit, por edhe si regjion synojmë të vazhdojmë me këtë trend të zgjidhjes së lëndëve, në mënyrë që të rritet edhe më shumë besimi i qytetarëve në gjyqësinë e vendit. Prioritet u kemi dhënë zgjidhjes së lëndëve të korrupsionit, por nuk duhet harruar edhe lëndët e natyrave të tjera”, tha kryetari Haziri.

Haziri gjithashtu përmendur edhe rënien e kriminalitetit në regjionin e Gjilanit.
“Në si regjion jemi shembull për tërë Kosovën, pasi që ka një vit e më shumë, nuk ka ndodhur ndonjë vrasje, gjë që na bënë të ndihemi mirë edhe ne si gjykatë, për qetësinë që po mbretëron në këtë regjion”, tha ai.

Në bazë të raportit për vitin 2014, në Gjykatën Themelore të Gjilanit, Departamenti i Krimeve të Rënda janë pranuar 275 lëndë, ndërsa janë kryer 353 lëndë.

Në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal janë pranuar 1.438 lëndë, ndërsa janë kryer 1.479 lëndë.

Mobi Casa

Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Civil ka pranuar në punë 928 lëndë, ndërsa janë kryer 1.096 lëndë.
Departamenti i Kundërvajtjes ka pranuar në punë 15.731 lëndë, ndërsa ka kryer 26.883 lëndë.

Lëndë përmbarimore apo dokument të besueshëm autentik kanë ardhur 2.834 lëndë, ndërsa janë kryer 4.459 lëndë.

Numri total i lëndëve të pranuara në të gjitha Departamentet është 21.206, ndërsa i lëndëve të kryera është 34.554 lëndë.

Ndërkohë në raportin e vitit 2014, Gjykata Themelore e Gjilanit, me Degët në Kamenicë, Viti dhe Novobërdë ka pranuar 45.765 lëndë, ndërsa ka kryer 62.745 lëndë.
Shuma totale e mbledhjes të hyrave si regjion është mbi 1.6 milion Euro./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.