Eko Higjiena

Zjarrfikësit në Gjilan pajisen edhe me një pompë për thithje të ujit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Nazim Bekteshi nga fshati Zhegër bashkatdhetar yni në diasporë, sot për Shërbimin Zjarrfikës në Gjilan, ka sjellë një pompë për thithjen e ujit, e cila ka kapacitet 800 litra në minutë e që këtij shërbimi dhe Komunës së Gjilanit do t’i nevojitet shumë gjatë intervenimeve.

“E falënderojmë z. Bekteshi për këtë donacion që e ka sjellë në Gjilan nga Zvicra, vendi ku ai jeton dhe punon. Kjo është një pompë e madhe për thithjen e ujit, me kapacitet 800 litra në minutë, për zbrazje të ujit. Kjo nuk është hera e parë e donacioneve nga ky bashkatdhetarë yni. Ky është donatori më i madh sa i përket pajisjeve të shërbimit të zjarrfikësve nga bashkatdhetarët që janë në Zvicër. I njëjti edhe më parë ka sjellë një pompë të kësaj natyre, pastaj pajisje të tjera shumë të rëndësishme për intervenim, shkallë ngjitëse, kamion – cisternë, e të gjitha këto shfrytëzohen tani nga zjarrfikësit për intervenime. Nevojat elementare pothuajse janë mbuluar sa i përket pajisjes me makineri për këtë shërbim”, tha drejtori Rexhepi.

FIDANISHTJA

Ndërsa Shaip Ismaili, Komandant i Shërbimit Zjarrfikës dhe i Shpëtimit në Gjilan ka thënë se donacionet nga ky bashkatdhetar janë të shumta dhe tepër të rëndësishme për zjarrfikësit në Gjilan dhe më gjerë, ngase intervenimet tona bëhen edhe jashtë Gjilanit.
“Ky bashkatdhetar është njeriu i cili shërbimit tonë i ka sjellë pajisje të shumta e që po i lehtësojnë përditë e më shumë punën në intervenimet emergjente si në fikjen e zjarrit ashtu edhe në intervenimet gjatë reshjeve të shiut. Jemi shumë mirënjohës për këto donacione që ka sjellë z.Bekteshi për Gjilanin. Pos pompës ai ka pajis këtë shërbim edhe një gjenerator për krijimin e shkumës ajrore të lehtë të cilën nuk e kemi pasur deri më tani e që kryen punë shumë të madhe poashtu”, ka thënë Ismaili./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.