Hyseni: Serbi i arrestuar kishte qëllime të qarta për sulm terrorist
Ministri i Brendshëm Skënder Hyseni në një konferencë për media ka thënë se policia përmes udhëve operacionale ka ardhur në informacionin se një person ka në bagazh ka eksploziv.
“Ajo rreth orës 21:00 ka ndaluar dhe arrestuar vozitësin e kësaj veture. Vetura është drejtuar nga një qytetar serb i lindur e rritur në serbi (1968) dhe mban inicialet S.G. Policët kanë gjetur afro 13 kilogram të materies për përpunim për ekskploziv” ka thënë ai.
Hyseni ka thënë se shoferi i arrestuar serb ka pasur qëllime të qarta të kryerjes së një sulmi terrorist.
“Nuk mund të nxjerrim detaje, por biografia e tij do të zbulohet deri në fund. Është interes i yni të hetohet ky rast deri në fund me gjithë kompleksitetin që ka” ka thënë Ministri Hyseni.
I pyetur nëse autoritetet kosovare janë duke bashkëpunuar me ato serbe, Hyseni ka thënë se po bëhen përpjekje të tilla.
“Megjithë pengesat eventuale ne po bëjmë përpjekje që të bashkëpunojmë në këtë rast dhe rastet e ndryshme me fqinjët. Krimi i organizuar është fenomen trans-nacional” ka theksuar ai.
I pyetur se si i dyshuari ka kaluar me eksploziv nëpër kufi, Ministri Hyseni se “tash për tash nuk mund të japim informacione”


