ARKATANA

“Times”: Merkeli “Person i vitit 2014”

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Sipas gazetës britanike Merkel ia ka dalë të profilizohet si gruaja e pushtetshme që ndërmjetëson në kohën e krizave më të vështira në botë. Ajo e ka rikthyer perëndimin tek vlera e tij themelore.

Gazeta konservatore “Times” shpall kancelaren gjermane Angela Merkel si “Personin e vitit 2014”. Në një analizë të po kësaj gazete për këtë vendim theksohet se Merkeli ia ka dalë të paraqesë një profil të qartë dhe këmbëngulës. “Në 12 muajt e fundit institucionet e pas luftës si NATO, BE dhe Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara treguan se nuk janë të afta për t’i bërë ballë krizave si ajo e Ukrainës dhe terrorit të xhihadistëve. Politikanët nuk i kanë dalë ballazi kërcënimit të regjimeve diktatoriale dhe ushtrive bastisëse. ”

“Times” vëren se në këtë rang politikanësh vetëm njëra ia ka dalë të profilizohet siç duhet: Kancelarja gjermane Angela Merkel. “Ajo është kthyer në një ndërmjetësuese të pushtetshme mes Lindjes dhe Perëndimit. Në shumë orë bisedimesh direkte ndërmjetësuese me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin ajo është përpjekur t’i tregojë kufijtë ambicieve të tij.”

Merkel mit Purin Archiv Juni 2014

Merkel flet me Putinin gjatë cereominsë përkujtimore për zbarkimin e aleatëve në Normandi, qershor 2014

Gazeta konservatore britanike e lëvdon kancelaren gjermane për kthimin e perëndimit në vlerat e tij. “Perëndimi me ndihmën e saj është përqëndruar tek vlerat e tij themelore duke u bërë i vetëdijshëm se përse ia vlen të luftosh. Merkel është politikanja më e shkëlqyer në Europë, gruaja më e fuqishme e botës – dhe për Times – “Personi i vitit 2014.”

ARKATANA

Bisedime të vështira në Minsk

Një nga angazhimet më të rëndësishme të kancelares Merkel gjatë vitit 2014 ka qenë gjetja e një zgjidhjeje për krizën në Ukrainë. Ndërmjetësimi i Gjermanisë mes palëve ka qenë i fuqishëm, sidomos në ruajtjen e dialogut në grupin e kontaktit. Ndërkohë në Minsk grupi i kontaktit është takuar rishtazi të premten (26.12)për bisedimet e paqes me qeverinë e Kievit dhe separatistët prorusë. Të dyja palët duket se kanë vështirësi të afrohen. I vetmi konfirmim sipas të dhënave të separatistëve, citojnë mediat, ka qenë shkëmbimi i të burgosurve.

Italien Deutschland UkraineTreffen Petro Poroschenko und Angela Merkel in Mailand

Merkel bisedon me Poroshenkon gjatë një takimi në Milano në kuadër të samitit ASEM, tetor 2014

Në bisedimet e Minskut separatistët duan që qeveria në Kiev t’i japë fund bllokadës ekonomike në Donbas. Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për mosrespektim të armëpushimit të arritur tre muaj më parë në Minsk. Në bisedimet e Minskut marrin pjesë edhe përfaqësues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE.

/DW

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.