Artana synon mbikëqyrjen profesionale të vendeve të gjuetisë
Gjilan – Bajram Batusha nga Ministria e Bujqësisë dhe Rexhep Shkodra nga Agjencioni i pyjeve nga Gjilani janë takuar me zyrtarët e Artanës për të shikuar mundësinë që në të ardhmen të mbikëqyrën profesionalisht të gjitha vendet e gjuetisë në këtë komunë. Gjithashtu janë dy shoqata të gjuetisë “Ujku” nga Gjilani dhe “Kalaja” nga Artana që kanë probleme me vite të tëra.
Kryetari i Komunës së Novobërdës zoti Svetisllav Ivanoviq ka pritur përfaqësuesin e Ministrisë së Bujqësisë zotin Bajram Batusha nga Prishtina dhe përfaqësuesin e Agjencionit të Pylltarisë zotin Rexhep Shkodra nga Gjilani si dhe përfaqësuesit e Shoqatave të Gjuetarëve “Ujku” nga Gjilani dhe “Kalaja” nga Novobërda
Qëllimi i këtij takimi ishte tejkalimi i problemeve me të cilat ballafaqohen shoqatat e përmendura të gjuetisë.
Svetisllav Ivanoviq në takim ka folur për problemet të cilat ekzistojnë qe disa vite me radhë ndërmjet këtyre dy shoqatave të gjuetarëve.
Nga ky takim është kërkuar që në mbledhjen e radhës së Kuvendit të shfuqizohet vendimi i marr më herët, dhe të sigurohen kushtet për hapjen e tenderit për mbikëqyrjen e vendeve të gjuetisë në komunën e Novobërdës në të cilën mundë të lajmërohen/paraqiten të gjitha shoqatat e gjuetarëve nga territori i Novobërdës.
Bajram Batusha dhe Rexhep Shkodra kanë ofruar gatishmërinë e tyre profesionale për të tejkaluar mosmarrëveshjet shoqatat ekzistuese derisa kanë thënë se Artana ka pyje të mrekullueshme të cilat duhet të ruhen sepse janë pasuri kombëtare./rajonipress/


