Fundamenti

Albana Azizi së shpejti me klip të ri

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Albana Azizi është ndarë e kënaqur me paraqitjen e saj në festivalin “Kënga Magjike”. Ajo në këtë festival është paraqitur me këngën “Perjetë” të kompozuar nga Alfred Kaçinari dhe me tekst nga Xhejn Kumrija, por tani bën me dije se po punon në këngë e re…

Këngëtarja ka thënë se festivali është një përvojë e mirë ku mundesh ta japësh maksimumin në këngë dhe ne paraqitje skenike. Megjithatë sipas saj, festivalet tashmë nuk janë përvojë e re për te.

“Nuk është provojë e re. Kam marrë pjesë edhe në disa festivale si në Eurosong, Top fest, Polifest, etj”, ka thënë ajo, për lajmi.net

Fundamenti

Albana tani është e angazhuar në xhirimet e festave të fundvitit me disa këngë të reja.

Këngëtarja po punon intensivisht me producentët Granit Gashio dhe Dj Nurteel, ne studion e tyre “Massive Production”, në Prishtinë.

Të dy djemtë, presin që Albana të jetë prurja e tyre e sukseshme në skenën muzikorë, derisa në “Massive Production” këngë dhe albume të reja po përgatisin edhe disa këngëtarë me emër.