Hidromorava

Salihu: Aktiviteti rotarian “Darka e fundvitit”, tejet i suksesshëm

/ 4 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Vehbi Salihu kryetar i Klubit rotarian Gjilani, e ka vlerësuar si tejet të suksesshëm aktivitetin e fundvitit të këtij klubi, e që ishte i karakterit shoqërues e bamirës “Darka e fundvitit”, aktivitet ky tradicional i RC Gjilan, përgjatë të cilit grumbullohen mjete që pastaj me to realizohen projekte në të mirë të përbashkët të qytetarëve.

Ky aktivitet rotarian përveç që sjellë kënaqësinë nga shoqërimi në këtë fundvit, të miqve përgjatë një darke, ka edhe qëllim human pasi me mjetet e grumbulluara synohet të ndihmohet komuniteti. Këtë herë mjetet e grumbulluara janë planifikuar t’i dedikohen projekteve në fushën “Edukim dhe Shëndet”.

Me këtë rast, kreu i rotarianëve gjilanas, Vehbi Salihu tha se përgjatë këtij aktiviteti janë siguruar 1 mijë e 710 euro të hyra nga biletat, dhe janë grumbulluar edhe 397.5 euro, donacionet tjera të njerëzve vullnetmirë që nuk ishin prezentë, por që e kanë përkrahur këtë aktivitet, e që do të thotë se gjithsej të grumbulluar kemi pas 2 mijë e 107 euro e 50 cent. Pas pagesës së faturës prej 997 euro e 50 cent, në fondin e projektit kanë mbetur në disponim 1 mijë e 110 euro, mjete këto që do të përdoren për projekte nga të cilët do të përfitojnë qytetarët gjilanas.

Po ashtu, brenda këtij aktiviteti, ishte edhe ai i ankandit, që ka qenë aktiviteti i të rinjve, rotaraktorë, “Anamorava” , ku pesë piktura të dhuruar për këtë aktivitet rotarian janë shitur për 630 euro dhe 100 dollarë, dhe se të gjitha këto mjete sërish do të shkojnë të tërat për projekte të rotaraktorëve, për të mirën e komunitetit.

Kryetari i RC Gjilanit ka falënderuar dhuruesit e këtyre pikturave, Kadrush Neziri, Arbresha Lakna, Xheneta Rushiti, Blerina Halili dhe Sabri Rushiti , por edhe blerësit e atyre pikturave, Lutfi Haziri, Bekim Rexhepi, Izet Dushica, Muhadin Zuka dhe Valentina Bunjaku-Rexhepi., duke e ditur se në këtë formë kanë krijuar mundësinë që të grumbullohen mjete dhe me to, pastaj do të bëhet ndonjë punë e mirë nga e cila do të përfiton komuniteti.

Hidromorava

Salihu ka thënë tutje se këtë aktivitet bamirës, me praninë e tyre e kanë madhështuar afër 150 vetë, duke përfshirë këtu edhe kreun e komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin dhe kreun e komunës së Vitisë Sokol Halitin, me një pjesë të stafit të tyre, pastaj nënkryetarin e Artanës, Bajrush Ymerin, nga Kosova Lindore, Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit, Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës si dhe Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Nacional.

Të pranishëm ishin edhe biznesmenë gjilanas, përfaqësues të subjekteve politike gjilanase, drejtor shkollash, doktorë, gjykatës e prokurorë, rotarianë dhe rotaraktorë e interakt nga qytetet tjera, familjarë dhe miq të rotarianëve…

Salihu i RC Gjilan, ka falënderuar në fund edhe të gjithë ata që në çfarëdo forme e kanë përkrahur këtë aktivitet, tani më tradicional të rotarianëve gjilanas. Po ashtu një kontribut të çmuar që ky aktivitet të jetë i nivelit të lartë e ka dhënë edhe shkolla e muzikës me programit e tyre përgjatë të cilës kanë performuar. Alb Ismajli- klarinetë – Urim Maliqi- kitarë – Daorsa Kërqeli – flaut – Anila Aliu – piano, ndihmuar nga korepetitori, Premtim Selimi.

Përndryshe, pritet që tani pas festës së fundvitit, të bëhet edhe përcaktimi i projekteve që do të realizohen me këto mjete të grumbulluara./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.