Operatori IPKO kryen obligimet e saj ndaj Komunës së Vitisë
Viti – Operatori mobil IPKO ka kryer pagesat e taksave komunale dhe atë pas kërkesave të bëra nga Komuna e Vitisë dhe njoftimit me shkrim se në rast se nuk kryhen obligimet ndaj kësaj komune do të bëhet ç’kyçja e antenave të saj në gjithë territorin e Komunës së Vitisë.
Sipas ud. të drejtorit të inspeksionit në Viti, Skënder Ahmeti, Operatori moblil IPKO ka kryer obligimet e taksave komunale dhe për atë edhe nuk është bërë ç’kyçja e paraparë e antenave që ka IPKO në gjithë territorin e komunës së Vitisë.
Ai tha se operatori tjetër mobil VALA ka bërë më herët pagesën e kërkuar por njoftoj se deri me tani është hera e parë që operatorët mobil bëjnë pagesat e taksave komunale në Viti, duke potencuar se Komuna e Vitisë është e përkushtuar që të bënë vjeljen e taksave të saj.
Ahmeti falënderoj Inspektorët Komunal të Vitisë të cilët kanë qenë në vazhdimësi në kryerjen e inspektimeve të antenave mobile, por njëherit falënderoj edhe operatorët mobil për mirëkuptimin e tyre që të kryen obligimet ndaj komunës së Vitisë./rajonipress/


