KKVITI

Shporta e prodhimeve të Kosovës në dyert e Luginës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Sadiku, uroi kryetarin Musliu për zgjedhjen në krye të KKSH-së duke theksuar se avancimi dhe ndërtimi i institucioneve është i rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës. “Është e rëndësishme që të veprohet konform rrjedhave rajonale dhe se vetëm forcimi i bashkëpunimit, mirëkuptimi i situatës politike në përqafimin e vlerave evropiane dhe adaptimi po i standardeve evropiane mund të shpie drejtë Bashkimit Evropian”.

Kryetari Musliu, falënderoi për vizitën që po i bënë Luginës së Preshevës dhe se është shumë e rëndësishme që Kosova të luaj një rol edhe më aktiv sa i përket shqiptarëve të kësaj treve. “Shqiptarët e Luginës së Preshevës padyshim se kanë lidhje të ngushta politike, ekonomike e sociale me Kosovën dhe ne duhet të bashkëveprojmë që edhe më tej këto lidhje ti forcojmë dhe avancojmë përmes bashkëpunimit konkret e që për qëllim kanë si lëvizjen e lire të qytetarëve si dhe avancimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës për zgjidhjen e problemit politik”, tha Musliu.

Eco Higjiena

Takimi kaloj në një atmosferë vëllazërore duke shkëmbyer urimet për këtë fundvit dhe duke cilësuar që viti i ardhshëm është vendimtar dhe me ndikim edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Krejt në fund për nderë të festave të fundvitit Ambasadori Sadiku i solli një shportë me produkte të prodhuara në Kosovë, njofton shërbimi për informim i KKSH-së./BujanociNet/