ARKATANA

Aksion për gjallërimin e rrugës në Malësinë e Bujanocit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Edhe të parët tanë, baballarët e gjyshërit, janë përpjekur ta mirëmbajnë rrugën e Malësisë së Bujanocit, Muhoc Zarbice që lidhë edhe fshatrat Qarr, Priboc, Suharrne, Novoselle dhe Ramabuqe. Mirëpo më së shumti nga të gjithë që ka kontribuar, duke e shkri tërë pasurinë dhe mundin për këtë rrugë, është Ilaz Doktori thuhet në njoftimin e Grupit punues për organizimin e takimit në aksionin asfaltimi i rrugës Muhoc-Zarbicë.

Në masë të madhe ia kanë arritur qëllimit, ngase e mbajmë në kujtesë kur autobusi qarkullonte brenda ditës disa here. Tani shtëpitë e mbetura në Malësi mund të numërohen në gishta! Për këtë, para pak ditësh është mbajtur një takim me përfaqësuesit e këtyre fshatrave, ngase kishte lind ideja që të fillojmë së biseduari mundësinë e asfaltimit të kësaj rruge me gjatësi rreth 6 km.

Në këtë takim është biseduar për lëvizjen e lirë, dhe është marrë qëndrim që të përdorim të gjitha mënyrat e presionit të mundshëm, që edhe ne të lëvizim lirshëm në vatrat tona, sa herë të duam dhe kur të duam. Mirëpo tema bosht e këtij takimi. padyshim ishte, asfaltimi i rrugës që i jep jetë kësaj Malësie.

ARKATANA

Në bisedat që kemi pasur në Bujanoc, na është premtuar se 70% të shpenzimeve i mbulon Komuna, ndërsa 30% komuniteti. Marrë parasysh të gjitha këto, dhe rëndësinë jetike të kësaj rruge, kemi ardh në përfundim se popullata me prejardhje nga Malësia e Bujanocit ka kapacitet t`i grumbullon pjesën që i takon dmth. 30% -in e shumës së përgjithshme.

Në këtë takim është zgjedhur një grup punues që do t’i organizon takimet, apo derisa të zgjidhet një këshill me shumë anëtarë, por edhe më gjithëpërfshirës. Andaj takimi i radhës është vendosur të mbahet me datën 27.12.2014 në ora 18.00 ditë e shtune të Restaurant ,,Laza” në Lagjen e Zabelit.

Tubimi është i hapur për të gjithë, andaj ftoheni të gjithë edhe bashkëvendësit nga diaspora të na bashkëngjiten në këtë nismë që ta bëjmë realitet një ide që shumë gjenerata vetëm e kane ëndërruar thuhet në njoftimin e Grupit punues për organizimin e takimit në aksionin asfaltimi i rrugës Muhoc-Zarbicë./rajonipress/