Uji Dea

Botërori drejt zgjerimit, gëzohen Kosova e Shqipëria

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka zbuluar se Federatat e ndryshme të futbollit e kanë përkrahur planin për zgjerimin e Kampionatit Botëror deri në 48 Përfaqësuese, raporton zeri.info.

Kreu i futbollit botëror ka shtuar se rritja e numrit të përfaqësueseve në Botëror mund të realizohet në periudhën e njëjtë kohore siç është mbajtur deri tash.

Zvicerani insiston se Federatat janë pro këtij ndryshimi, duke e këshilluar Federatën Ndërkombëtare të Futbollit se mund të ketë Botëror edhe me 40 ekipe, por kreu i FIFA-s ka thënë se gara me 48 përfaqësuese është më e favorshme si strukturë.

FIDANISHTJA

Gjithashtu, ideja është që në Botërorin me formatin e ri prej 48 ekipesh, fillimisht të luhej një rund preliminar me 32 ekipe më të dobëta, e 16 nga do t’i bashkoheshin me grupin prej 32 ekipeve më të forta.

Kjo do të jetë një mundësi e mirë edhe për Kosovën dhe Shqipërinë për t’u kualifikuar eventualisht në Kampionat Botëror. /Zëri/