United Hospital

Buxheti, i pashpresë për rritje ekonomike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Buxheti i vitit të ardhshëm nuk jep shumë shpresa për përmirësim të gjendjes ekonomike dhe sociale në vend. Kështu vlerësojnë njohësit e ekonomisë dhe përfaqësues të bizneseve. Por, sipas tyre, ky është buxhet i mundësive pasi që ka qenë kohë e shkurtër për të ndryshuar diçka në të. Njohësi i ekonomisë, Lekë Musa, ka thënë për Tribuna se buxheti i vitit të ardhshëm nuk ka dallim shumë me ata të viteve paraprake.

“Ky buxhet kryesisht stimulon konsumin duke ngritur pagat në sektorin publik dhe si i tillë ndikon në ngritje të konsumit dhe indirekt edhe të importit dhe që ka si pasojë rritjen e bilancit negativ tregtar të Kosovës”, ka thënë Musa. Sipas tij, nuk ka ndonjë projekt domethënës i cili do të stimulonte zhvillimin përveç subvencioneve në bujqësi. “Do të ishte mirë të shqyrtohet mundësia e financimit të projekteve të cilat do të kenë efekt direkt në prodhim dhe shërbime në vend”, ka thënë Musa.

FIDANISHTJA

Në anën tjetër, edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, mendon se buxheti i vitit 2015 nuk i plotëson nevojat e qytetarëve por, sipas tij, ky është një buxhet i cili është bërë në bazë të mundësive. Ai po ashtu ka porositur Qeverinë e Kosovës që mos t’i rrisë pagat e shërbyesve civilë këtë vit, pasi që, sipas tij, shteti duhet të mendojë edhe për të papunët…(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.