Halil Alidema nga presidentja merr dekoratën “Urdhri i lirisë”
Gjilan – Halil Alidema si një atdhetar i rrallë, promethe i Lëvizjes çlirimtare kombëtare, njeri që bashkoi brezat dhe me një ideal të bashkimit të trojeve shqiptare, do të mbetet i pavdekshëm si një tribunë i luftës për çlirim . Halil Alidema, si veprimtarë i çështjes kombëtare gjithashtu njihet si i dënuar politik i viteve 80-ta, themelues dhe kryetar i UNIKOMB-it dhe si nismëtar i luftës për çlirim të Kosovës. Për të gjitha këto merita e aktivitete kombëtare presidentja e vendit Atifete Jahjaga e dekoroj me Urdhrin e Lirisë.
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në një ceremoni të organizuar ka nderuar me medalje e diplomat një varg personalitetesh të dekoruara nga ana e saj.
Me dekoratën “Urdhri i Lirisë”, e cila u jepet personave për kontributin e tyre të lartë për Liri të Kosovës, është dekoruar edhe veprimtari dhe themeluesi i celulave të para të UÇK-së Halil Alidema.
Në emër të familjes dekoratën e ka pranuar djali Atdhe Alidema(foto) i cili është shprehur krenar që babai i tij ishte udhërrëfyes dhe simbol për shumë breza në luftën për liri e bashkim.
Halil Alidemaj ishte atdhetar i madh dhe njeri që bashkoi të gjitha brezat për bashkim. Si njëri nga themeluesit e celulave të para të UÇK-së Alidema do të përkujtohet e nderohet gjithmonë nga ish kolegët, të burgosurit, veprimtarët e atdhetarët e çështjes kombëtare.
Adem Demaqi sa herë që përkujtohet Halil Alidemaj shprehet se Halili si një atdhetar i rrallë, promethe i Lëvizjes çlirimtare kombëtare, njeri që bashkoi brezat dhe me një ideal të bashkimit të trojeve shqiptare, do të mbetet i pavdekshëm si një tribunë i luftës për çlirim. “Vepra e Halil Alidemës është shembulli më i mirë se investimi në të mirën e atdheut të bënë të pavdekshëm. Halil Alidema, si veprimtarë i çështjes kombëtare njihet si i dënuar politik i viteve 80-ta, themelues dhe kryetar i UNIKOMB-it dhe si nismëtar i luftës për çlirim të Kosovës” ishte shprehur Demaqi.
Adem Demaqi ka vlerësuar lartë veprën dhe sakrificën e Halil Alidemës për liri duke potencuar se Alidemaj me fjalët dhe qëndrimin e vetë gjatë kohës sa ka vepruar u bë i rrezikshëm si për ata që në atë kohë donin ta vënin popullin në gjumë ,ashtu edhe për qarqet e ndryshme ndërkombëtare që Kosovën donin ta lënin nën Serbi duke i premtuar një autonomi të gjerë apo të ngushtë.
Edhe, Hydajet Hyseni, në përvjetorët e Halilit është shprehur se Halil Alidema gjatë jetës së tij ishte i njohur si mësues e arsimtar, sportist i dalluar, historian dhe si nismëtar i lëvizjes për çlirim. “Halil Alidema bashkoi brezin e vitit 1968 me atë të vitit 81 si dhe këta dy breza me brezin e luftës së ushtrisë çlirimtare”, ka përkujtuar Hyseni.
Ndërkaq regjisori Ekrem Kryeziu ka thënë se Halil Alidema ishte nismëtar i gjitha lëvizjeve dhe se duhet të jenë ballëhapur gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë vepruar me të. /rajonipress/


