Mobi Casa

Iniciativa për asfaltimin e rrugës Muhoc-Zarbinc, shpresa e Malësis së Bujanocit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kushtet e vështira ekonomike, infrastrukturore e në veçanti rruga, gjithmonë kanë qenë ankesat e banorëve të Malësisë së Bujanocit të cilët janë shpërngulur kaherët në qytetet e ndryshme të Kosovës, për një jetë më të mirë, e në fakt qiraxhinjë të një vendi të huaj.

Iniciativa për asfaltimin e rrugës Muhoc-Zarbinc mund të jetë një fillim i cili do ta lulëzojë këtë treve shqiptare, e cila pas veti ka histori të shumta.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të Zarbincës Selami Bajrami në kuadër të së cilës gravitojnë edhe katër vendbanime, pret që kësaj iniciative shum të rëndësishme ti përgjigjen një numër sa më i madh i qytetarëve të Malësisë.

KKVITI

Bajrami thotë se, “besoj që malsorët do ta tregojnë humanitetin e tyre dhe t`i sigurojmë 30% të mjeteve sa e kemi për obligim për këtë projekt” Sipas Bajramit, asfaltimi i rrugës deri në fshatin Zarbincë është i një rëndësie të veçant, sepse me asfaltimin e rrugës deri në Zarbincë, thotë Bajrami, kemi një bindje se do të ngjallet e tërë Malësia e Bujanocit dhe qytetarët e malësisë do ta shofin se këtu ka përspektivë për të jetuar, kështu që qarkullimi i lirë i qytetarëve të cilin do t’ua mundësojë rruga e gjith malësia do të ringjallet, ky rajon nuk do të jetë vetëm poligon i ushtrisë apo parqe nacionala, por do të jetë vend për një jetë të mirë dhë të pasur, sepse këtu ka pasuri të pashterrshme të cilat i ofron vet natyra, thotë i pari i BL të Zarbincës.

Në deklaratën dhënë BujanociNet, Bajrami ka thënë se, asfaltimi i kësaj rruge do të ndikojë në kthimin e qytetarëve, në rritjen e numrit të nxënësve nëpër shkollat e malësisë, do të ndikojë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve që janë duke jetuar aktualisht, dhe për ata që do të kethehen. Pas asfaltimit të rrugës shumçka do të jetë funksionale, ambulanca në Zarbincë, e pse jo edhe blegtoria do të lulëzojë, sepse një natyrë më të përkryer se Malësia e Buajnocit për blegtori nuk besoj se ka ndokund në botë, duke mos harruar as pylltarinë e cila është shumë e pasur në këtë zonë” .

Me ndihmën e malësorëve dhe të pushtetit lokal të Bujanocit, do t`i realizojmë të gjitha këto projekte të rëndësishme, të cilët do t`i sjellin të mira jo vetëm Malësisë por tërë komunës. Takimi për iniciativën e fillimit të këtij projekti madhorë do të mbahet të shtunën më 27 dhjetor në Gjilan me fillim prej orës 18h në restaurant “LAZA” tek Zabeli i Sahit Agës./BujanociNet/