Ja çfarë tha Teuta Rugova për LDK-në!
Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës, Teuta Rugova thotë ndonëse LDK-ja ka ndryshuar, ajo ka po të njëjtin vizion që kishte edhe në kohën e presidentit Rugova.
“LDK-ja sot ka ndryshuar por sërish e ka atë vizionin e presidentit Rugova në formimin e shtetit modern të Kosovës dhe tani që ka edhe qeverisjen e vendit, ka detyrim që ta dëshmojë veten në sigurimin e mirëqenies sociale të qytetarëve të Kosovës, krijimin e vendeve të reja të punës dhe besoj se LDK-ja ende vazhdon në ngritjen e imazhit të vendit”, ka thënë Rugova për “Bota sot”.


