United Hospital

Ambasadori Braathu: Nuk pres liberalizim në vitin 2015

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zërat ndërkombëtarë që po iu bëjnë me dije qytetarëve të Kosovës që në vitin 2015 nuk do të ketë liberalizim të vizave, po shtohen.

Institucionet në vendin tonë po insistojnë se kosovarët do të mund të udhëtojnë pa viza brenda vitit që po hyjmë, edhe pasi Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Veits tha se liberalizimi i vizave mbase mund të pritet në vitin 2016.

Së fundmi, edhe Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, ka thënë për InLajm, se nuk pret që qytetarët e Kosovës, të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen brenda vitit 2015.

“Une do të them sinqerisht se unë nuk pres që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në zonen Shengen në vitin 2015”, tha ambasadori.

ARKATANA

Ai më tej, i kujtoj institucioneve tona se për ta arritur këtë, kanë mbet edhe shumë detyra të tjera, të cilat do të marrin kohë. Braathu më tej tha se pengesë për liberalizim, është edhe rritja e dukurisë migrimit ilegal.

“Ka shumë detyra të mbetura në harten rrugore të vizave dhe këto do të marrin kohë për tu përmbushur. Përveq kësaj,rritja e koheve të fundit e azilkerkuesve nga Kosova është gjithashtu një pengesë për të udhëtuar pa viza në përgjithsesi. Procesi do të vazhdojë në vitin 2015”, tha për InLajm, Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë,Braathu.

Ndryshe, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një takimi që pati me ushtruesin e detyrës së shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Thomas Gnocchi, u zotua se shpejt do të përmbushen të gjitha kriteret të cilat bien në përgjegjësinë e institucioneve të Republikës së Kosovës e që kanë të bëjnë me procesin e liberalizimit të vizave./InLajm/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.