Hidromorava

Shqiptarët do të paguajnë për herë të tretë për Rrugën e Kombit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shqiptarët në Shqipëri do të paguajnë për herë të tretë për Rrugën e Kombit. Pas taksës “Majko”, e destinuar për fillimin e kësaj rruge, por që ndryshoi destinacion nga qeveria “Nano”, kostot e shqiptarëve për pagesën e kredisë dhe shpenzimeve të buxhetit prej 1 miliard eurosh për ndërtimin e kësaj rruge dhe tash së fundmi pagesën për mirëmbajtjen e saj që do të jetë e përhershme.

Por ministri i Transporteve dhe i Infrastrukturës në Shqipëri, Edmond Haxhinasto, pasi deklaron se në vitin 2015 Rruga e Kombit do të jetë me pagesë, ka sqaruar se investimi prej 1 miliard eurosh është bërë për ndërtimin e kësaj rruge, megjithatë ajo nuk ka përfunduar pasi nevojiten edhe rreth 100 milionë euro për përfundimin e saj, ndërsa kostot për mirëmbajtjen e rrugës, sipas ministrit Haxhinasto, janë të vazhdueshme, vjetore, dhe janë kosto të larta.

Mobi Casa

Por Haxhinasto ka siguruar se niveli i pagesës në Rrugën e Kombit do të përllogaritet cent/kilometër.

“Do të përdorim një praktikë që është praktikë ndërkombëtare, që është ajo e pagesave në rrugë. Por do t’i përmbahemi idesë për të arritur qëllimin që Rruga e Kombit të mos trajtohet si një rrugë e shtrenjtë, por përkundrazi të jetë një rrugë me një kosto normale të krahasueshme me të gjitha rrugët e tjera të rajonit. Edhe ky element (pagesa) do të jetë nga elementet që do të vendoset përfundimisht në momentin e koncesionit, kështu që ende nuk kemi asgjë, pavarësisht se shumë është përdorur niveli i 5 eurove”, tha Haxhinasto… (“Koha Ditore”)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.