Fundamenti

Ish-deputetët, 1500€ pagë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës marrin ende pagën bazë në vlerë prej 1488 euro. Kuvendi i Kosovës çdo muaj ndan mbi 71 mijë për të paguar 48 deputetët e legjislaturës së kaluar edhe pse ata nuk janë rizgjedhur për këtë mandat.

ARKATANA

Kjo për shkak se Ligji për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit e obligon Kuvendin që të ndajë pagë kalimtare për deputetët pasivë deri në 12 muaj pas përfundimit të mandatit, nëse ata nuk janë në marrëdhënie pune./zeri/