Eko Higjiena

Rita le të dashurin për hir të karrierës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Rita Ora raportohet se i ka dhënë fund lidhjes me Ricky Hilfilger pasi dëshiron të përqendrohet krejtësisht në karrierën e saj shumë aktive.

Dyshja kanë qenë të lidhur për gjashtë muaj, pasi u bënë bashkë vetëm pak javë pasi Rita u nda me Dj Calvin Harris dhe që nga ajo kohë janë parë shumë shpesh bashkë.

FIDANISHTJA

Por, mediat britanike raportojnë se lidhja e tyre nuk do të vazhdojë më tej, pasi Rita është e angazhuar në aktivitetet të shumta dhe nuk mund t’i qëndrojë lidhjes dhe të përqendrohet njëkohësisht në karrierë.

“Rita është gjithandej. Ajo po xhiron për edicionin e ri të ‘The Voice” në BBC1, ka reklamat për make-up, veshje dhe parfume, xhirimet për një film të ri në Hollywood dhe performancat e shumta nëpër Amerikë. Kështu që ajo nuk ka aspak kohë që t’i përkushtohet shumë një lidhjeje dhe kjo ka bërë që ata të ndahen”, ka deklaruar burimi. /Telegrafi/