Zyra për Preshevë Medvegjë dhe Bujanoc do të hapet së shpejti
Gjilan – Lutfi Haziri ka paralajmëruar se së shpejti do të hapet Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
“Do të angazhohemi që ta funksionalizojmë shumë shpejt edhe Zyrën për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Kjo zyrë do të trajtoj të drejtat civile për gjithë qytetarët tanë që për shkak të problemeve ligjore dhe gjendjes që është në Kosovë nuk trajtohen barabarësisht. Zyra do të bëhet funksionale shumë shpejtë dhe zyrtarët që do të emërohen aty do të jenë 24 orë në shërbim të realizimit të të drejtave Civile për qytetarët që vijnë nga ajo pjesë, por edhe për qytetarët që jetojnë në Gjilan edhe më tutje si rezident por pa të drejta të njohjes së dokumentacionit”, është shprehur Haziri./rajonipress/


