Uji Dea

KPF rekomandon për Kuvend Komunal tri rregullore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka mbajtur të enjten mbledhjen e fundit për këtë vit, dhe ka rekomanduar për Kuvend Komunal tri projekt-rregullore.

KPF i ka rekomanduar për Kuvend Komunal, por raportit të kryetarit të Komunës, edhe Rregulloren për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale, ku janë propozuar ulje të disa tarifave të shërbimeve, pastaj rregulloren për sigurinë në punë, shëndetin dhe mjedisin e punës në Shërbimin civil komunal si dhe rregulloren për ndarjen e subvencioneve.

Sa i përket ndryshimeve në rregulloren për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale, anëtarët e Komitetit, kërkuan që për seancën e Kuvendit Komunal, t`iu dërgohet edhe rregullorja bazë, pos tekstit me ndryshimet e propozuara, në mënyrë që ata të kenë mundësi t`i bëjnë vetë krahasimet.

Mobi Casa

Kurse Bujar Haziri, përgjegjës i Njësisë për Kulturë, e ka njoftuar KPF-në në lidhje me dy kërkesa, që kanë të bëjnë me botimin e dorëshkrimeve të Beqir Musliut, përkatësisht një projekt për festën e vitit të ri, që realizohet me Qendrën e Pavarur Kulturore “Laboratorium” dhe ka të bëjë me shpërndarjen e dhuratave për fëmijët skamnorë dhe me një program festiv për natën e 31 dhjetorit.

Kurse Halit Rexhepi, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, tha se Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) duhet të plotësohet me dy anëtarë, njëri prej tyre ka të bëjë me përfaqësuesin e komunitetit serb dhe është zëvendësim, ndërsa tjetri do të jetë anëtar i ri nga radhët e Qendrës “Don Bosko”.

Ismajl Januzi, drejtor për Zhvillim Ekonomik e ka njoftuar KPF në lidhje me një program për subvencionimin e fermerëve, i cili do të jepet nga BKT-ja, në formë të kredisë. Obligim i fermerëve përfitues do të jetë, që ta kthejnë sipas afatit kredinë bazë, ndërsa obligimet e kamatës i merr përsipër komuna./rajonipress/