Opozita: Presidente, ia mbajte anën PDK-së
Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës, Vetëvendosja, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si dhe Nisma, kanë dhënë arsyet e tyre për bojkotimin e sotëm të fjalimi vjetor të presidentes së vendit, Atifete Jahajga.
Sipas tyre, e para e Shtetit gjatë gjithë kohës së krizës institucionale nuk ka luajtur rolin e vet unifikues, por ka anuar dhe i ka dhënë mbështetje Partisë Demokratike të Kosovës.
Ish-kryetari i Parlamentit, njëherësh deputeti i Nisma-s, Jakup Krasniqi ka thënë se, askush nuk mundet të jetë mbi kushtetutën, shkruan Zëri.
Sipas tij, presidentja Jahjaga pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka bërë shkelje duke mos ruajtur rolin e saj unifikues.
“Ne nuk kemi armiqësi me asnjë subjekt politik, por mendojmë që veprimet e saj kanë quar që sot PDK-ja të jetë në pushtet.
Reagime ka pas edhe nga partia e Ramush Haradinajt. Shefja e Grupit parlamentar nga AAK-ja, Donika Kadaj-Bujupi ka treguar se arsyeja e bojkotimin të fjalimit vjetor të presidentes ka qenë animi i saj me Partinë Demokratike të Kosovës. /Zëri/

