ARKATANA

1.3 miliard euro, asetet kosovare jashtë vendit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kosovarët po realizojnë fitime më shumë në tregjet ndërkombëtarë në krahasim me ato të vendit. Asetet e sistemit financiar të Kosovës që janë të investuara jashtë vendit janë rritur për më shumë se 10 për qind këtë vit në krahasim me vitin e kaluar. Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, astetet e sistemit financiar kanë arritur në 1.3 miliard euro.

“Struktura e aseteve të jashtme përbëhet kryesisht nga asetet dhe ekuitetet tjera me pjesëmarrje prej 56.3 për qind, pasuar nga letrat me vlerë me pjesëmarrje prej 18.1 për qind dhe depozitat me pjesëmarrje prej 16.2 për qind. Pjesa e mbetur përfaqësohet nga kreditë që marrin pjesë me 8.9 për qind dhe asetet tjera me 0.4 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së.

Mobi Casa

Sipas raportit, në kuadër të gjithsej aseteve të jashtme, përjashtuar investimet në asete dhe ekuitete tjera që shënuan rënie krahasuar me vitin paraprak për 3.3 për qind, investimet tjera në sektorin e jashtëm shënuan rritje. “Normën më të lartë të rritjes e shënuan investimet në letra me vlerë (61.2 për qind) dhe kreditë (41.5 për qind). Vlera e gjithsej detyrimeve ndaj sektorit të jashtëm shënoi rritje të konsiderueshme”…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.