ARKATANA

Forcat e Armatosura mund të jenë pjesë e dialogut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Njohësit e çështjeve të sigurisë kanë paralajmëruar e Lista Serbe do të paraqesë pengesë për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Naim Maloku dhe Ramadan Qehaja kanë vlerësuar për ‘Epokën e re’, se lidershipi vendor ka gabuar që transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës nuk e ka bërë në legjislaturën e kaluar.

“E ardhmja e Forcave të Armatosura tani mbetet në dialogun Kosovë-Serbi dhe në procesin e anëtarësimit të Serbisë në NATO, nëse ajo vendos për atë rrugë dhe kushtëzimit që tani duhet Shqipëria t’ia bëjë Serbisë për votën pro të saj për anëtarësimin e Serbisë në NATO… Lista Serbe është e dirigjuar plotësisht nga Qeveria e Serbisë dhe e detyron Kosovën edhe për ndryshimin e Kushtetutës”, ka thënë Naim Maloku, ekspert i sigurisë.

Fundamenti

Maloku i ka kritikuar LDK-në dhe Vetëvendosjen që në mandatin e kaluar kanë penguar vazhdimin e ulëseve të rezervuara dhe formimin e Forcave të Armatosura.

Edhe eksperti tjetër i sigurisë, Ramadan Qehaja ka shprehur të njëjtin shqetësim. Sipas tij, fajtor për mospërmbylljen e çështjes së ushtrisë në mandatin e kaluar është lidershipi vendor. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.