United Hospital

Çollaku: Streha më e mirë për kosovarët është Kosova

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministri i Integrimit, Bekim Çollaku takoi sekretarin e Shtetit për Azil, Migracion dhe thjeshtëzimin e çështjeve Administrative të Belgjikës, Theo Francken. Në këtë takim, Çollaku tha se Belgjika nuk ofron strehim për azilkërkuesit kosovarë, ndërsa Francken konfirmoi këtë, duke shtuar se duhet t’i kushtohet vëmendje edhe faktorëve nxitës që detyrojnë njerëzit të dalin nga Kosova.

“Biseduam me z. Francken për vazhdimin e shkëlqyeshëm të bashkëpunimit ne mes shtetit Belg dhe Kosovës. E falënderova për mbështetjen e Belgjikës në të gjitha fushat me prioritet integrimin Evropian. Sa i përket çështjes së migrimit ilegal është me rëndësi të theksohet se për Belgjikën, Kosova është në listën e vendeve të sigurta, gjë që nënkupton se nuk ofron strehim për azilkërkues. Një gjë është e sigurt se streha më e mirë dhe më e sigurt për Kosovarët është Republika e Kosovës”, tha Çollaku.

United Hospital

Ndërsa, Francken tha “Kemi bashkëpunim të shkëlqyer ndërmjet Belgjikës dhe Kosovës për kthimin dhe ripranimin e qëndruesve të parregullt nga Kosova. Megjithatë, ne duhet t’i kushtojmë vëmendje faktorëve nxitës për njerëzit që dalin nga Kosova. Ne shpresojmë të vazhdojmë bashkëpunimin e mirë me autoritetet e Kosovës për të bërë të vetëdijesuar publikun për rreziqet e pretendimeve të rreme të azilit. Kosova është në listën belge të vendeve të sigurta, që do të thotë se shanset janë shumë të ulëta se kërkesat për azil do të miratohen”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.