ARKATANA

Qeveri pa program

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mungesa e një programi qeverisës nga ana e Qeverisë së Kosovës po vlerësohet të jetë e pakuptimtë. Pavarësisht se të dy partitë menjëherë pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje patën angazhuar grupe punuese për harmonizimin e programit qeverisës, ky program si duket ka mbetur vetëm në sirtar të këtyre partive. Kësisoj analistët politikë po vlerësojnë paradoksale miratimin e qeverisë pa pasur një program qeverisës, shkruan “Tribuna”.

Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka thënë se vetë kryeministri Mustafa e ka bërë të qartë se qeveria aktuale nuk ka program dhe pret që një program i tillë ta përfundojë në janar.

FIDANISHTJA

Ai vlerëson se është paradoksale që Qeveria të jetë miratuar në Kuvend pa pasur një program qeverisës i cili do të duhej t’i dorëzohej deputetëve në mënyrë që ata të vendosin nëse dëshirojnë ta miratojnë Qeverinë.

E në anën tjetër, analisti Artan Muhaxhiri, ka thënë se mungesa e një programi qeverisës në opinionin publik perceptohet se është një vonesë e cila vjen si pasojë e mosangazhimit serioz në krijimin e këtij programi, sepse, sipas tij, është parë që krijimi i Qeverisë është përcjellë me probleme të shumta, prandaj edhe moskoordinimi i planit është njëri ndër këto probleme. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.