Shkëndije Mujaj rrëfen për gjithçka…
Shkëndije Mujaj, e cila përflitet më së shumti në Kosovë dhe Shqipëri për paraqitjen e saj seksi, tregon shumë gjëra për jetën e saj personale në një intervistë për Express. Shkëndija flet për projektet e saj në muzikë, për selfiet e saj seksi, për intervistën dhënë medieve të Serbisë dhe për shumë aspekte të jetës së saj private dhe profesionale
Njëra prej femrave kosovare që ka thyer tabu me paraqitjet e saj, ndonjëherë edhe nudo, është padyshim Shkëndije Mujaj.
Me selfiet e saj seksi, ku reklamon kryesisht të pasmet, Shkëndija, pavarësisht kritikave, ka arritur të prekë majat e famës duke u bërë njëra prej femrave që fotot e saj marrin më së shumti pëlqime në facebook dhe në rrjete të tjera sociale.
Ajo është po ashtu njëra prej femrave të rralla të Kosovës që ka dhënë intervistë për mediat serbe. Por, si ka ndodhur kjo, Shkëndija i paraqet në këtë intervistë për Express, ku flet për risitë, projektet, lidhjet e saj të dashurisë.
Express: Jeni në prag të realizimit të një videoklipi. Si quhet kënga dhe kur do ta jepni premier e tij?
Shkëndija: Po kam mbaruar videoklipin dhe tani në çdo kohë edhe mund ta lansojmë! Meqë edhe nuk jetoj këtu, jemi në bisedime me bashkëpunëtorët të vendosim se ku do ta transmetojmë premierën. Kënga titullohet “Hajde tash Folim”, dhe bëhet fjalë për të gjitha thashethemet e periudhës 4 vjeçare, mos më gjatë, ku unë kurrë nuk ka treguar në lidhje me këto shpifje.
Express: Është këngë ritmike apo ndonjë baladë?
Shkëndija: Është këngë ritmike e përzier me një intro të shkurtër në fillim.
Express: Thuhet se skenat në video janë shumë të nxehta, a është e vërtetë?
Shkëndija: Ka skena pjesërisht të nxehta, por unë mendoj se në klipin e ardhshëm do këtë edhe më të nxehta…
Express: Ju me fotot që postoni në Instagram keni marrë nofkën edhe të një Kim Kardashiani kosovare. Ju pëlqen ky epitet, apo kjo nofkë?
Shkëndija: Jo! Nuk dua të me krahasojnë me askënd në Botë. Mendoj që secili ka cilësitë e veta dhe mundem me kohë t’i zbulojë …
Express: Cila është pjesa e trupit që zakonisht ua lëvdojnë meshkujt?
Shkëndije: Cila, dhe po pyet…, hahahah. Natyrisht të pasmet!!
Express: A keni pas raste kur jeni ndier e fyer në skenë apo e mbivlerësuar gjatë ndonjë koncerti?
Shkëndije: E fyer kurrë asnjë herë – flm prej Zotit – ndërsa e mbivlerësuar nuk mund ta them por të dashuruar dhe fansa të fiksuar me vite ndaj meje po, pasi që me përcjellin dhe ju jam bërë si opsesion.
Express: Ka pasur shumë thashetheme për jetën tuaj private. Ju jeni single, bashkëjetoni apo cili është statusi i juaj në marrëdhënie më të tjerët?
Shkëndija: Po, ama ka pasur më shumë shpifje rreth jetës time private dhe natyrisht thashetheme sepse kurrë saktë nuk e di të vërtetën, meqë nuk shoqërohem kurrë me njerëz të cilët mund ta përcjellin apo transmetojnë jetën time private. Me qëllim e bëj këtë sepse kam frikë mos më prishet lumturia ime që ndjej jashtë shout (showbizznes). Tash s’po di cilin të dashur me e prezantuar, kështu që mos të hidhërohen po i mbaj të gjithë diskret, hahaha…..
Me qëllim e bëj këtë sepse kam frikë mos më prishet lumturia ime që ndjej jashtë shout (showbizznes). Tash s’po di cilin të dashur me e prezantuar, kështu që mos të hidhërohen po i mbaj të gjithë diskret, hahaha…..
Express: Çka premton Shkëndija këtë vit që po vjen?
Shkëndija: Unë nuk premtoj por veproj. Ka me pas diçka që është përfolur vite me herët shumë rreth asaj teme!!!!!
Express: A konsideroni që keni thyer tabu në skenën kosovare me paraqitjet e juaja seksi, qoftë duke bërë selfie apo diçka tjetër?
Shkëndija: Unë mendoj se jam femër e guximshme, e pavarur në çdo aspekt. Kjo me bënë të jem ajo që tjerat i bëj konfuz, për të vepruar dhe qenë vetvetja, nuk është e lehtë për mentalitetin që kemi.
Express: Ju keni dhënë intervistë edhe për mediat serbe. Pse e bëtë këtë, si ratë në kontakt me ta?
Shkëndija: Fansat e parë të videoklipit në Dubai dhe këngës “Rainbow of Love”, ishin disa serbë, pikërisht nga Beogradi, madje njëri nga ta ishte edhe “bodyguard” i Arkanit, që unë fare nuk e njihja dhe i cili me ftoi në një diskotekë në Beograd në vitin 2011-12, për të promovuar këngën dhe insistonte që të kem kontakt privat në mënyrë që të shoqërohet. Kishte interes biznesi në këtë pikëpamje, për një gjë që babai i im ishte total kundër… Mediat në Beograd kanë shkruar duke i përkthyer ato nga gjuha shqipe.
Express: A është shumë personale nëse ua bëjmë pyetjen se kur keni bërë seks për herë të fundit?
Shkëndija: Pipppppppppp! Kjo gazetë se ka karakterin e tillë të flitet rreth seksit…
Express: Cilat janë risitë të juaja këtë fundvit?
Shkëndija: Risia e këtij fundviti është mesazhi përmes këngës që se shpejti, inshallah, do dali dhe ta kuptojnë qëndrimin tim ndaj atyre që ma kanë marrë në G***** pippppp. Ndërsa për fansat këtu i falënderojë shumë-shumë për dashurinë që shprehin përmes fanpage dhe njëkohësisht me vjen keq se ka shumë faqe fake, ku disa dhe marrin ndoshta përgjigje dhe komunikojnë me njerëz të cilët keqpërdorin faqet e mija. Mendojnë se jam unë. Ju lutem mos bini pre e profileve false në emrin tim, por kaloni tek faqja zyrtare e imja… Ju Dua.


