Fundamenti

Kuçi: Gjykata Speciale varet nga negociatat BE-Holandë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ende nuk ka një datë se kur do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për të ndryshuar Kushtetutën dhe ligjet e nevojshme të Kosovës për ta mundësuar nisjen e punës së Gjykatës Speciale e cila do të hetojë pretendimet e Dick Martit për trafikim organesh dhe krime lufte në Kosovë.

Sipas Ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, mbajtja e seancave të Parlamentit për ndryshimet e nevojshme në legjislacionin varet nga përfundimi me sukses i negociatave që po mbahen në mes të BE-së dhe vendit nikoqir të kësaj gjykate, Holandës.

Krahas Kushtetutës, Kosova duhet të ndryshojë edhe Ligjin për Gjykatat, mirëpo duket se partitë politike janë të interesuara që njëherë BE të përfundojë bisedimet me Holandën para se të vendosë kur t’i mbajë këto seanca.

“Duhet të shohim se si do të shkojnë negociatat në mes BE-së dhe Holandës”, ka thënë ministri Kuçi për Indeksonline.

Fundamenti

E Indeksonline ka tentuar të mësojë nga Task Forca Për Hetime Speciale, nëse Kosova mund të ndryshojë ligjet para përfundimit të negociatave.

Por zëdhënësi i Task Forcës për Hetime Speciale, Joao Sousa, nuk ka pranuar të komentojë deklaratat e ministrit Kuçi. Ai thotë se megjithatë, zyra të cilën ai e përfaqëson inkurajon të vazhdojnë me punën e tyre të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces.

“Do të ishte e papërshtatshme për ne për të komentuar mbi deklaratat e bëra nga të tjerët. Nga ana jonë ne mund të themi vetëm se ne të inkurajojmë të gjithë të përfshirët, për të vazhduar në ndërmarrjen e hapave të nevojshëm për vënien në vend të kornizës ligjore në mënyrë që të krijojë Gjykatën Speciale sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Joao Souse.

Ndryshe, themelimi i Gjykatës Speciale e cila do të ketë selinë në Holandë, pritet të jetë një nga detyrat dhe obligimet ndërkombëtare që ka marrë Kosova përsipër menjëherë pas formimit të institucioneve të reja. /Indeksonline/